LAJME

Sulmohet me mjete shpërthyese shtëpia e biznesmenit Ramiz Kelmendi në Pejë

Sulmohet me mjete shpërthyese shtëpia e biznesmenit Ramiz Kelmendi në Pejë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 16:29

Mjete shpërthyese që dyshohet të jetë molotov, janë hedhur sot (05.10.2026) në mëngjes në oborrin e shtëpisë së biznesmenit Ramiz Kelmendi në Pejë dhe në pronën e tij në fshatin Zahaq.

Sipas Policisë, fillimisht, në orët e parë të së hënës, më 05.10.2026, është sulmuar me molotov prona e Kelmendit në Zahaq të Pejës, e disa orë më pas edhe shtëpia e tij në Pejë.

Biznesmeni Kelmendi ka konfirmuar për KALLXO.com, sulmin në shtëpinë e tij në Pejë dhe në Zahaq.

Sipas tij, në momentin e sulmit ai dhe familja tij ishin në shtëpi, por, fatmirësisht nuk ka të lënduar apo dëme materiale.

“Ne ishin në shtëpi në momentin e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar. Nuk dimë pse është hedhur molotovi. Policia janë duke bërë hetimet dhe besoj që do të zbulohet personi dhe qëllimi i hedhjes së këtyër mjeteve shpërthyese”- ka thënë Kelmendi për KALLXO.com.

Sulmi i  sotëm në Pejë është konfirmuar për KALLXO.com edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 04:50, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës. Sipas dëshmitarit, nga një veturë në lëvizje janë hedhur mjete ndezëse (molotov), pas së cilës personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur. Ndërsa, rreth orës 08:55, Policia është njoftuar për një rast tjetër në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ku në oborrin e një shtëpie private janë hedhur mjete ndezëse (molotov)”- thuhen në përgjigjen e Policisë për KALLXO.com.

Sipas Policisë, për rasti janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimit të plotë të rrethanave të këtyre rasteve.

Po sipas Policisë, në këto raste nuk ka persona të lënduar, e as dëme materiale.

Policia thotë është duke punuar në koordinim me institucionet kompetente për zbardhjen e rasteve./Kallxo.com/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika