Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pasditen e sotme, i është sulmuar llogaria e saj në Facebook.
Sulmohet llogaria e ministres Haradinaj-Stublla në Facebook

Sipas MPJD-së, ky sulm kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte sot ndaj deklaratave tendencioze të Aleksandër Vuçiqit, ish ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit, i cili kërcënoi hapur me luftë të re në Ballkan të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon mirëkuptimin e opinionit publik deri në ri-kthimin e llogarisë”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

Kapiteni i FSK-së u vlerësua me titullin “Distinguished Honor Graduate” në ShBA

Aktakuzë ndaj 4 personave e 3 kompanive për keqpërdorime në kontratat e rrugëve në Suharekë

