LAJME

Sukseset e femrave shqiptare në Slloveni

Sukseset e femrave shqiptare në Slloveni
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2020, 11:25

Femrat shqiptare, shembull pozitiv dhe inkurajues për integrim në jetën shoqërore dhe administrative në Slloveni

Shqiptarja Arjonela Dedja, me origjinë nga Mati, së fundi është punësuar në organizatën ndërkombëtare “Qendra e Ekselencës për Financën-CEF”, me seli në Lubjanë, transmeton albinfo.ch.

Ajo ka fituar kontratë me këtë organizatë, e cila prej më shumë se dhjetë vjetësh ka dhënë kontribut të shquar edhe për trajnimin e ekspertëve të financave e të sistemit bankar në Shqipëri.

Ndërkohë Shqipëria është anëtare e Bordit drejtues të kësaj organizate.

Kështu, Shqipëria nuk është vetëm konsumuese, por edhe ofruese e kontributeve të CEF.

Tashmë një numër jo i vogël vajzash e grash shqiptare po japin shembullin më pozitiv të integrimit e të kontributeve të tyre në Slloveni, në shumë fusha e sektorë, si në administratë, shkencë, mjekësi, konsulencë dhe angazhim në projekte integruese të gruas e të fëmijëve shqiptarë në shoqërinë sllovene, përfshirë edhe mësimin e gjuhës. /Albinfo.ch

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika