SHËNDETËSI

Studimi: Anoreksia mund të çojë në ndryshime dramatike në strukturën e trurit

Studimi: Anoreksia mund të çojë në ndryshime dramatike në strukturën e trurit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Qershor 2022, 06:19

Anoreksia është një çrregullim i rrezikshëm dhe potencialisht vdekjeprurës i të ngrënit që ka një ndikim të tmerrshëm në trup

Një studim i ri thekson gjithashtu ndikimin që mund të ketë në tru mungesa e ushqimit adekuat.

Bazuar në një total prej 1.648 skanimesh të trurit të femrave (685 me anoreksi), të mbledhura nga 22 vende të ndryshme, studiuesit gjetën një ulje të trashësisë së korteksit, vëllimeve nënkortikale dhe sipërfaqes së korteksit te njerëzit me anoreksi. Në thelb, truri “tkurret” në një farë mënyre.

Sa i përket madhësisë së mostrës, studimi tregon se sa e rëndësishme është trajtimi i gjendjes sa më herët në zhvillimin e saj.

“Për këtë studim, ne kemi punuar në mënyrë intensive për disa vite me ekipe kërkimore në mbarë botën. Aftësia për të kombinuar mijëra rezultate të skanimit të trurit nga njerëzit me anoreksi na ka lejuar të studiojmë ndryshimet që mund të karakterizojnë këtë çrregullim në shumë më shumë detaje,” tha psikologia Esther Walton nga Universiteti Bath në Britani të Madhe

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika