Sipas studimit, janë disa javë përpara se rastet e para të konfirmoheshin nga zyrtarët shëndetësorë
Analiza të mostrave të reja të gjakut nga 24,000 amerikanë të marra në vitin 2020, sugjerojnë se koronavirusi kishte arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dhjetor të 2019-s.
Sipas studimit, janë disa javë përpara se rastet e para të konfirmoheshin nga zyrtarët shëndetësorë. Analizat nuk janë definitive dhe disa ekspertë janë skeptikë. Por, zyrtarët shëndetësorë federalë po pranojnë çdo herë e më shumë se ka qenë një kohë kur numër i vogël të infektuarish me COVID-19 kanë qenë në SHBA para se bota të bëhej e njohur me virusin e rrezikshëm në Kinë, shkruan AP, përcjell Albinfo.ch.





