Studentët e universiteteve të Serbisë nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi thelbësor të trafikut në Beograd, duke shtuar trysninë ndaj autoriteteve rreth një shembjeje vdekjeprurëse të një çatie në një stacion treni në muajin nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur.Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë iu bashkuan bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit, për të cilin kritikët fajësojnë korrupsionin e shfrenuar të qeverisë.
Fushata e demonstratave në rrugë paraqet sfidën më të madhe në vite për kontrollin e fortë të qeverisë populiste mbi pushtetin në Serbi.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri Millosh Vuçeviç dhe kryetarja e parlamentit Ana Bërnabiç, paralajmëruan se do të shpallin më vonë të hënën “vendime të rëndësishme” për situatën, por nuk e bë e qartë menjëherë se cilat mund të ishin vendimet.
Presidenti Vuçiç është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai ka akuzuar studentët se punojnë për fuqi të huaja për të rrëzuar qeverinë, por pa dhënë prova dhe pa saktësuar se për cilat fuqi bëhet fjalë.Disa incidente kanë përshkuar protestat në rrugë javët e fundit, përfshirë dy incidente në të cilat shoferët përplasën makinat me turmën duke plagosur dy vajza të reja.





