RAJONI DHE BOTA

Stoltenberg: Forcat ruset nuk po tërhiqen nga Ukraina

Stoltenberg: Forcat ruset nuk po tërhiqen nga Ukraina
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2022, 13:56

Kreu i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen, e jo tërhiqen siç kishte deklaruar Moska.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Stoltenberg theksoi se bazuar në informacionet e inteligjencës, njësite ruse nuk po tërhiqen nga Ukraina, por se thjesht po ripozicionohen, transmeton Telegrafi.

“Rusia po tenton të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të forcohet akoma për ofensivat në rajonin e Donbasit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika