LAJME

Sqarohet Spitali i Prizrenit: Sulmi ndaj infermierëve nuk ka ndodhur në Emergjencën e spitalit, por në Emergjencën e QKMF-së

Sqarohet  Spitali i Prizrenit: Sulmi ndaj infermierëve nuk ka ndodhur në Emergjencën e spitalit, por në Emergjencën e QKMF-së
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Dhjetor 2020, 22:05

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, sqarojmë se sulmi i mbrëmshëm ndaj infermierëve nuk ka ndodhur në Emergjencës e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren, por sulmi ka ndodhur në Emergjencës e QKMF-së në Prizren.

Por, pavarësisht vendit ku ka ndodhur sulmi, çdo sulm ndaj mantilbardhëve në vendin e punës është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Mantilbardhët gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri të plotë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për gjithë qytetarët, ndërsa në këtë kohë të pandemisë ata, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre, janë vënë në vijën e parë të frontit në luftimin e pandemisë dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientë.

Andaj, ftojmë të gjithë qytetarët që nëse nuk ndihmojnë, të paktën mos të pengojnë mantilbardhët në punën e tyre të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Spitali i Përgjithshëm

“Prim.Dr. Daut Mustafa”

Prizren

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika