Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren në një njoftim të publikuar ka treguar se ka realizuar një vit të suksesshëm gjatë vitit 2024, me një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore dhe rritje të cilësisë së kujdesit për pacientët. Disa nga të dhënat kryesore të vitit 2024 përfshijnë:
19274 pacientë të hospitalizuar, të cilët shfrytëzuan gjithsej 66790 ditë shërimi.
4719 operacione të ndryshme.
297684 vizita ambulatore.
2416 lindje.
Gjithashtu, vitin e kaluar u zhvilluan tre shërbime të reja, të cilat kanë pasur një ndikim të madh në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore:






