LAJME

Specialja i vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Specialja i vazhdon paraburgimin Salih Mustafës
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2021, 13:40

Gjykata Speciale, i ka vazhduar tutje paraburgimin Salih Mustafës, ish-epror i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.

Ky vendim u bë publik sot nga Dhomat e Specializuara, marrë kohë më parë nga paneli i Trupit Gjykues i caktuar për këtë rast.

Po ashtu lidhur me këtë çështje, Këshilli i Viktimave është urdhëruar që të dërgojë parashtresa për rishikimin tjetër të paraburgimit deri më 6 shtator.

Kurse mbrojtjes i është dhënë afat që të njëjtat t’i dërgojë deri më 13 shtator.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika