Krahina e Lumes është një nga krahinat më të njohura e të gjithë trojeve shqiptare për historinë e saj.Historiani i njohur ushtarak Sali Onuzi, ka shkruar për pozitën gjeografike të kësaj krahine dhe rëndësinë e madhe për betejën e Lumës në 112 vjetorin e saj.
“Luma fillon që nga Poslishti, një përrua afër Prizrenit dhe mbaron në Përroin e Veleshicës, poshtë Korabit. Në lindje ajo përfshin malin e Pikëllimës, Kallabakun, Sarakolin dhe Korabin në kufirin verior. Ndërsa kufiri jugor përfshin Malin e Zepës, Qafën e Komit dhe Përroin e Kalimashit. Luma përfshin gjithashtu dhe Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhë.





