Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot gjatë ditës pritet të fillojë numërimi i rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se sot gjithashtu pritet të fillojë edhe numërimi i votave të cilat kanë ardhur përmes postës.
Elezi ka shtuar se aktualisht në QNR është duke u bërë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.





