SPORT

Sot do të hidhen shortet në Champions, Europa dhe Conference League

Sot do të hidhen shortet në Champions, Europa dhe Conference League
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2023, 08:04

Sot do të hedhen shortet për çerekfinalet e Champions League, Europa League dhe Conference League.

Shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Gjithsej tetë skuadra do të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ato janë:

Benfica

Chelsea

Bajerni i Mynihut

AC Milan

Manchester City

Inter

Real Madrid

Napoli

Në të njëjtën ditë do të hidhen edhe shortet për gjysmëfinalet, duke vënë së bashku ndeshjet çerekfinale.

Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë më 18/19 prill.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 9/10 maj dhe ndeshja e dytë më 16/17 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022-23 do të mbahet në Stadiumin Olimpik Ataturk, në Stamboll, më 10 qershor 2023.

Shorti i çerekfinaleve të Europa Leagues do të hidhet menjëherë pas shortit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Finalja e Europa League 2023 do të luhet më 31 maj, duke u lejuar ekipeve disa javë për t’u përgatitur.

Shorti për çerekfinalet e Europa Conference League do të hidhet nga ora 14:00.

Ndeshjet do të zhvillohen të enjten, më 13 dhe 20 prill.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika