Është data 13 Mars dhe herët në mëngjes nënat Zhurjane i kanë përgaditur vezët e ziera të cilat më vonë fëmijet dhe të rinjët i ngjyrosin dhe i zbukurojnë në mënyra të ndryshme dhe pastaj aty rreth orës 10 paradite dalin në zonat malore për rreth Zhurit ku edhe mbledhin lulen e parë që lulëzon në pranverën e hershme pra Luleborën, ashtu siç edhe këndohet në këngë.
Sigurisht që këtë rit të rinjët e kanë shfrytëzuar edhe për t’i takuar të fejuarat e tyre ose edhe për të bërë njohje të reja. Në mbrëmjen e datës 13 Mars në çdo lagje të fshatit të rinjtë ndezin zjarre të mëdha duke bërë garë se cila lagje e ndez zjarrin më të madh. Gjithashtu gjatë kohës se zjarreve iu këndohet Verzave, por nuk mungojnë edhe këngë kundër ” rivalëve ” të lagjeve tjera.
Qëllimi i ndezjes së zjarreve sa më të mëdha ka qenë që ti jepet sa më shum fuqi Diellit. Ashtu si në shumë vendbanime të tjera shqiptare edhe në Zhur kjo festë eshtë festuar dhe vazhdon të festohet me shum fanatizem, raporton TV Prizreni.
Vlen të theksohet se edhe në vitin e kaluar por edhe këtë vit kjo ditë e verzave nuk po manifestohet ashtu si duhet në Zhur, si rezultat e rrethanave të krijuara nga Pandemia covid-19. Zhurjanët thojnë se traditën do të vazhdojnë t’a ruajnë me fanatizem sidomos atë të riteve, dokeve, zakoneve si dhe festave të tjera.Këto janë disa nga vargjet e këngëve që i kushtohen ditës së Verës ( Verzave ) në Zhur
Ani mori Verëz moj e lumja Verëz
Ani dita e pare o ani e Pranverës o
Ani dita e pare o ani e Pranverës o
Ani voni pula ani voni qura
Ani se po shkojne o, o Cucat për lula o
Ani se po shkojne o, o Cucat pë lula o
Pra, në Kosovë verëza festohet më shumë në rrethinen e Prizrenit ose më sakt në fshatin Zhur si dhe në disa fshatra të Opojes ndërsa në Shqipëri kjo fest është me e theksuar ne qytetin e Elbasanit si dhe në veriun e Shqipërisë…/www.tvprizreni.net/