S’kanë të ndalur akuzat e ish të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Një ditë pasi e akuzoi se është antiamerikan, me të njëjtën Grenell ka vazhduar edhe të mërkurën.
“Albin Kurti ishte kundër Bill Clintonit në Rambouillet. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamas e Joe Bidenit për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për normalizimin ekonomik. Do të jetë kundër Joe Bidenit sërish. Ai padyshim është kundër Amerikës”, ka shkruar tash Grenelli.





