Ndonëse ka rregulla strikte gjatë fluturimit me aeroplan, duke bërë teste të ndryshme e që vërtetojnë se nuk jeni të prekur me Covid, kësaj radhe mërgimtarët që jetojnë në Gjermani nuk iu janë nënshtruar asnjë testi apo procedure brenda aeroportit të Prishtinës,” Adem Jashari”.
Një qytetar nga Kosova rreth të 60-tat ndonëse me dy teste pozitive me Covid, ja kishte mësyer të hipte në aeroplanin e orës 15:30 që e dërgonte për në Berlin.
Ai me gjendje të rënduar kishte qenë gjatë tërë kohës. Me kollitje e frymëmarrje të vështirësuar ai e bëri tërë rrugën nga Kosova për në Berlin.





