LAJME

Situatë e paqartë në AAK, Haradinaj s’heq dorë nga posti i presidentit edhe pas vendimit të Kushtetueses

Situatë e paqartë në AAK, Haradinaj s’heq dorë nga posti i presidentit edhe pas vendimit të Kushtetueses
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Dhjetor 2020, 18:20

Ramush Haradinaj nuk ka hequr dorë nga kandidatura e tij për president të vendit.

Kështu ka konfirmuar ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Meliza Haradinaj, e cila ka thënë se partia e saj synon udhëheqjen e Kosovës përmes Ramush Haradinajt si president.

“AAK demanton burimet e mediave që kinse Ramush Haradinaj ka heqë dorë nga kandidatura për President. AAK konfirmon qartë se synon udhëheqjen e Kosovës përmes Ramush Haradinajt si President i ardhshëm e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Në një postim tjetër, Meliza Haradinaj ka thënë se AAK është e gatshme për zgjedhje.

“Zgjedhjet janë kremtë e demokracisë. Jemi gati”, ka shkruar ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika