Bekim Sejdiu ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Sejdiu, i cili ishte propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për postin e Presidentit, por më pas u tërhoq nga gara pasi nuk siguroi mbështetjen e nevojshme, e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të shtetit.
Në reagimin e tij, Sejdiu ka vlerësuar zgjedhjen e Presidentes së re, duke theksuar se me këtë proces Kosova ka shmangur një tjetër cikël krize institucionale.





