RAJONI DHE BOTA

Sirnak të Turqisë: Nuk ia dha rrogën shefi, punëtori merr buldozerin dhe i shkatërron pesë kamionë

Sirnak të Turqisë: Nuk ia dha rrogën shefi, punëtori merr buldozerin dhe i shkatërron pesë kamionë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shtator 2021, 13:36

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë. Punonjësi i një kompanie minerare atje kishte disa kohë që nuk po merrte rrogën.Pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori i egërsuar ka marrë buldozerin e është vërsulur mbi kamionët e vënë në rresht.

Në zemërim e sipër, ai ka dëmtuar keqaz pesë kamionë duke i shtypur me bulldozer. Ai duket se kishte ndërmend t`i shkatërronte të gjithë, por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta qetësojnë, ndërsa pronarit, rroga e papaguar e burrit, i kushtoi shumë më shtrenjtë.
Deri tani ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika