LAJME

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërkombëtar edhe me Sindikatën e Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërkombëtar edhe me Sindikatën e Policisë së Lituanisë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2025, 11:35

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të forcimit të bashkëpunimit sindikal ndërkombëtar dhe me qëllim të thellimit të marrëdhënieve profesionale ndërmjet organizatave policore, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Lituanisë (LPPS).

“Një hap i rëndësishëm institucional që konsolidon partneritetin sindikal, solidaritetin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të policisë në të dy vendet. Marrëveshjen e nënshkruan kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, dhe presidentja e LPPS-së, znj. Roma Katinienė, duke vënë themelet e një partneriteti të qëndrueshëm ndërkombëtar në fushën sindikale, sociale dhe profesionale”, njofton Sindikata.

Sipas njoftimit, ky bashkëpunim synon:

  • Forcimin e solidaritetit ndërkombëtar sindikal midis policive të dy vendeve;
  • Shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të policisë;
  • Zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, kultura, sporti dhe mirëqenia sociale;
  • Rritjen e ndërveprimit profesional dhe institucional, përmes takimeve, trajnimeve dhe vizitave studimore të ndërsjella.

“Marrëveshja shënon një pikë kthese në ndërkombëtarizimin e sindikatës sonë, duke e pozicionuar Sindikatën e Policisë së Kosovës si një faktor të rëndësishëm në rrjetin evropian të bashkëpunimit sindikal policor. Kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë forca e vërtetë e sindikatave moderne, të përkushtuara ndaj mbrojtjes së të drejtave, dinjitetit dhe zhvillimit të anëtarëve të tyre”, shkruan SPK.

Siçbëhet e ditur në njoftim, delegacionet e të dy sindikatave zhvilluan gjithashtu takime zyrtare në Pejë, vizituan institucione dhe objekte kulturore, duke diskutuar projektet që do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të avancojnë mirëqenien e oficerëve në Kosovë dhe Lituani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika