Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se policët janë bllokuar nga barrikadat në Leposaviq dhe Jarinjë dhe kanë kërkuar që të intervenohet menjëherë nga organet e vendit dhe ato ndërkombëtare.
“Sindikata e Policisë dhe të gjithë pjesëtarët e policisë janë duke i përcjellur nga afër këto zhvillime si dhe janë shumë të shqetësuar për fatin e kolegëve të bllokuar, prandaj u bëjmë thirrje urgjente Presidencës, Qeverisë, KFOR-it, EULEX-it dhe ambasadave të QUINT-it që të bashkërendojnë veprimet dhe menjëherë të krijohen kushtet për lëvizje të lirë dhe zyrtarëve policor t’ju bëhet ndërrimi”.
“Zyrtarët policor në këto dy lokacione të bllokuara po qëndrojnë me moral shumë të lartë, por shëndeti dhe jeta e tyre është e rrezikuar seriozisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga rrethanat dhe ambienti në të cilin qëndrojnë. Duhet të kuptojmë se edhe durimi e ka fundin e vet edhe për ata që janë atje edhe për ne. Në këtë rast është tejkaluar gjithçka nga normalja sepse kemi të bëjmë me rrezikun e jetës nga sëmundje të ndryshme të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që banojnë në atë pjesë, tani më kemi të bëjmë me krizë humanitare, prandaj duhet të intervenohet urgjentisht”, thuhet në një kumtesë nga Sindikata e Policisë së Kosovës.





