Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe dje në orët e pasdites në Burgun e Dubravës, ku Policia fillimisht arrestoi një vajzë 21-vjeçare e më pas u prangos edhe një tjetër 19-vjeçara.
Sinjali mëson se 21-vjeçarja e arrestuar ka tentuar që të fus brenda një sasi të narkotikëve të llojit marihuanë, duke e fshehur në një xhaketë – por që është kapur nga oficerët korrektues.





