Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min, në Prizren, në lagjen “Tusus”, nërrugën “Lapidari”, i pandehuri pas një mosmarrëveshje paraprake në mënyrë dinake dheduke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje privon nga jeta të ndjerin H.Sh., , në atëmënyrë që fillimisht nxisin qenët e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosje të shkurtër ipandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën patent, ngjyrë e zezë dhe e godet në pjesën e gjoksit H.Sh., i cili nuk e ka pritur këtë goditje me faktin se ata kanë qenë shok, më pas i pandehuri ik në drejtim të fshatit, ndërsa i ndjeri përcillet në qendër emergjente të Spitalit “Daut Mustafa”, në Prizren, në gjendje të rëndë shëndetësorë ku më pas është dërguar në QKUK-së në Prishtinë ku edhe ndërron jetë nga plagët e marra.
Gjithashtu më datë, kohë dhe vend të njëjtë posedon armën e ftohtë, pa leje, në vend publik ku ishin të grumbulluar një numër i madh i njerëz, duke e përdorur për qëllime vdekje prurëse thikën patent, me ngjyrë të zezë, me të cilën ka shkaktuar vdekjen e tëndjerit H.Sh., krejt kjo në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi posedimin e armëve të ftohta.
Duke marrë parasysh provat materiale të mbledhura deri në këtë fazë, të cilat arsyetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ky kryer veprat penale, Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse i pandehuri pas kohës kur dyshohet se ka kryer veprën penale ka qenë në arrati, dhe prania e tij para institucioneve të drejtësisë është siguruar pas kërkimit dhe arrestimit nga ana e Policisë së Kosovës, nga këto arsye ekziston rreziku se me lënien në liri apo masë alternative, i njëjti mund të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të jetë i pa arritshëm për institucionet, duke penguar zhvillimin e procedurës hetimore të pa penguar.
Gjithashtu kjo çështje penale është në fazën fillestare të hetimit, dhe para Prokurorit të Shtetit do të merren në pyetje dëshmitarët e rastit dhe i pandehuri, andaj me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ndikimi në dëshmitarë, apo fshehjes së fakteve dhe provave tjera materiale, për çka është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm.
Caktim i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm duke vlerësuar edhe peshën e rëndë të veprës penale, pasojat që ka shkaktuar, rrethanat dhe mënyrën në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri pas një mosmarrëveshje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta, pas një fjalosje të shkurtër papritmas dhe befasishëm i pandehuri nxjerr thikën dhe e godet viktimën në pjesën e gjoksit.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është masa më oportune, me qëllim të sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurën paraprake dhe para institucioneve të drejtësisë, mbarëvajtjen e pa penguar dhe të rregullt të fazës hetimore.
Gjykata Themelore Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtari i Procedurës – Artan Sejrani– ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin E.B., e cila mund të zgjasë deri më datën 11.09.2025 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale, vrasja e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.4, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KP-së.
Gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit është e bazuar, dhe Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, sepse nga provat e mbledhura deri në këtë faze, njofton Gjykata Themelore Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda.