Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin në një raport të botuar, ka thënë se kontrollet kufitare të lidhura me koronavirus dhe mungesat e fluturimeve po i bëjnë drogat ilegale më të shtrenjta dhe të vështira për t’u blerë në të gjithë botën, përfshirë edhe kokainën.
Pandemia po ka një efekt të përzier në prodhimin e drogave në rajone të ndryshme dhe në kontrabandën në ajër, tokë dhe det, por tendenca e përgjithshme në vendet ku konsumohen drogat ilegale, duket të jetë relativisht të njëtrajtshme, tha UNODC në raportin për COVID-19, raporton Reuters, përcjell Klan Kosova.





