Italia bëhet portokalli, me vetëm katër rajone në zonë të kuqe dhe po sheh shenjat e një rihapjeje të mundshme.“Mbylljet dhe zonat e kuqe po sjellin rezultatet e para, por situata është ende shumë e ndërlikuar dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, konfirmoi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Shumica e Italisë kalon në “zonë portokalli”, vendi sheh shenjat e një rihapjeje të mundshme

Nga e hëna, Kalabria, Lombardia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Toskana do t’u shtohen Abruzzo-s, Basilicata-s, Lazio-s, Liguria-s, Marche-s, Molise-s, Siçilisë, Umbrias, Venetos, provincës së Bolzanos dhe Trentos në zonën portokalli.
Dyqanet do të rihapen dhe do të jetë e mundur të qarkullohet brenda komunës së vendbanimit.Do të jetë gjithashtu e mundur, një herë në ditë të vizitohen miqtë ose të afërmit në komunë, në një maksimum prej dy personash.Sidoqoftë, 11,4 milionë italianë mbeten në zonën e kuqe: në Campania, Puglia, Valle d’Aosta dhe Sardenja.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

