Përfaqësuesi i Trustit, Ruzhdi Morina ka treguar detaje se si mund të tërhiqen paratë e trustit.Ai në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Hoti dhe me ministren Hykmete Bajrami ka thënë sot se do të lansohet një platformë e re e Trustit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Shumë e thjeshtë: Kështu duhet të aplikoni për t’i marrë 10% të parave të Trustit
“Aplikimi është shumë i thjeshtë. Duhet të shkruani vetëm numrin personal dhe atë të llogarisë bankare. I lusim të gjithë që ti rikonfirmojnë këto dy të dhëna sepse e lehtësojnë shumë aplikimin. Duhet të jenë të sakta dhe në emër të aplikuesit që i tërheq mjetet”, ka thënë ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Analistët presin një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës

Tregjet e naftës në alarm, sulmet në Lindjen e Mesme rrezikojnë rritjen e çmimeve

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

