- Reklama -

Shtetet ngurrojnë të dërgojnë trupa në Gazë nga frika e luftimeve me Hamasin

Plani i paqes i presidentit amerikan, Donald Trump, bën thirrje për krijimin e një force ndërkombëtare të sigurisë në Rripin e Gazës, por vendet që mund të dërgojnë trupa, po hezitojnë për shkak të rrezikut, misionit të paqartë dhe drojës se mund të shihen si pushtuese, ka raportuar të martën (21.10.2025) gazeta amerikane, “The New York Times”.

Armëpushimi i brishtë që ka nisur të zbatohet javën e kaluar në Gazë bazohet në disa supozime kritike: se militantët e “Hamasit” do të dorëzojnë armët dhe të vendoset një trupë ndërkombëtare sigurie për ruajtjen e paqes derisa Izraeli të tërheqë ushtrinë nga enklava.

- Reklama -

Por vendet që mund ta përbëjnë atë forcë kanë mëdyshje për angazhimin e ushtarëve të tyre, të cilët do të mund të përballeshin me konflikt direkt me “Hamasin” derisa ende është grup i armatosur, kanë thënë diplomatë dhe zyrtarë të informuar me rrjedhat, raporton gazeta njujorkeze.

Dilemat e sigurisë

Plani prej 20 pikash i presidentit amerikan, Donald Trump, me të cilin “Hamasi” dhe Izraeli u pajtuan për marrëveshjen e armëpushimit dhe për këmbimin e të burgosurve dhe pengjeve të luftës, ka trasuar rrugën për një forcë ndërkombëtare që të sigurojë zonat ku trupat izraelite janë tërhequr, të parandalojë futjen e municionit në territor, të lehtësojë shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe të trajtojë një forcë policore palestineze.

Krijimi dhe dërgimi i një force ndërkombëtare në Gazë do të mund të përcaktonte nëse armëpushimi aktual ka mundësi që të evoluojë në një marrëveshje të qëndrueshme paqeje, dhe që izraelitët dhe palestinezët të kenë mundësi t’i afrohen sa më shumë synimin për paqe jetëgjatë.

Diplomatët dhe zyrtarët e tjerë nga vende të ndryshme, të cilët janë në rrjedha me situatën, thonë se ka pasur pak përparim që forca të grumbullohet për shkak të konfuzionit të misionit të saj, që duket të jetë një pengesë e madhe serioze.

Përfaqësues nga vende të ndryshme që shihen si pjesëmarrëse të mundshme kanë thënë privatisht se nuk do të zotojnë trupa derisa të mos ketë qartësi se çfarë pritet të bëjë kjo forcë me të arritur në Gazë, kanë thënë dy diplomatë që janë intervistuar nga “The Times” dhe që kanë diskutuar ditëve të fundit për këtë çështje.

Shqetësimi i tyre kryesor është se nuk do të duhej të pritej që trupat e tyre në emër të Izraelit të përballeshin me luftime me militantët e “Hamasit”, anëtarë të të cilit ende janë të armatosur rëndë, kanë thënë zyrtarët.

Shkelja e armëpushimit, sinjal negativ

Disa prej vendeve kanë lënë gjithashtu të kuptohet në diskutime private se nuk duan që trupat e tyre të stacionohen në qendra të qyteteve të Rripit të Gazës, për shkak të rrezikut që përbën “Hamasi” dhe rrjetet e tij të tuneleve, kanë thënë zyrtarët që janë përfshirë në diskutime për këtë çështje.

Të gjithë diplomatët dhe zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti, dhe kanë ngulmuar se vendet hezituese nuk dëshirojnë që të theksohen, për shkak të diskutimeve të ndjeshme të vazhdueshme.

Shpërthimi i dhunës të dielën (19.10.2025) në Gazë ka spikatur këto shqetësime. Një sulm i kryer prej militantëve palestinezë në territorin e kontrolluar nga Izraeli vrau dy ushtarë izraelitë, ka bërë të ditur ushtria izraelite. Izraeli u kundërpërgjigj me bombardime të ashpra mbi ato që i ka përshkruar si pozicionime të “Hamasit”, duke lënë të vdekur 45 palestinezë, ka bërë të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila nuk i ndan të dhënat e viktimave prej atyre të luftëtarëve.

Sipas administratës Biden, ishin bërë përpjekje paraprake për krijimin e një force që do përfshinte personel nga Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Italia, ka bërë të ditur Jamie Rubin, i cili shërbeu si këshilltar i Antony J. Blinken, sekretarit të atëhershëm të Shtetit, dhe ndihmoi zhvillimin e një plani për qeverisjen e Gazës pas luftës.

Diskutimet e fundit kanë përfshirë Indonezinë, Egjiptin, Turqinë dhe Azerbajxhanin, sipas dy diplomatëve.

Ndërmjetësit që negociuan armëpushimin aktual janë të etur të dërgojnë sa më shpejt një forcë ndërkombëtare në Gazë për stabilizimin e zonës para se “Hamasi” ta konsolidojë pushtetin afërsisht në gjysmën e Gazës, prej së cilës Izraeli tashmë ka hequr dorë./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort