RAJONI DHE BOTA

Shtetasi i Norvegjisë e shet në Kosovë veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur

Shtetasi i Norvegjisë e shet në Kosovë veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2021, 10:06

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shitur veturën e cila ishte në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërkaq i dyshuari është shtetas i Norvegjisë.
Policia ka bërë të ditur se vetura është konfiskuar, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.

“Ferizaj, 16.09.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika