Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për muajin shtator 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale vazhdon të ketë në fokus kryesor mbështetjen e të moshuarve, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë.
Në total, skema me numrin më të madh të përfituesve mbetet Skema e Shtesave për Fëmijë, nga e cila kanë përfituar 374,652 fëmijë, me një vlerë totale pagese prej 13 milionë e 537 e 935 euro.
Ndërkaq, sa i përket pagesave më të mëdha buxhetore, prin Pensioni Bazik i Moshës ku janë shpërndarë mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues.
Pas tij renditen Pensionet Kontributpaguese të Moshës me një total prej 11 milionë e 673 mijë e 749 euro për 47,738 përfitues.
Për kategoritë e dala nga lufta, shteti ka ndarë: Veteranët: 7,840,105.60 euro për 39,699 përfitues, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës: 3,753,648.56 euro për 12,332 përfitues.
Mbështetja për familjet dhe nënat gjithashtu përfshin: Skemën e ndihmës sociale: 2,172,544.00 euro për 14,664 familje, lehonat e papunësuara: 3,420,000.00 euro për 6,817 përfituese dhe lehonat e punësuara: 1,089,500.00 euro për 2,176 përfituese.
Përkrahjen financiare për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara: 659,100.00 euro për 9,394 përfitues.
Skemat e tjera përfshijnë pensionet e personave me aftësi të kufizuara, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, pensionet familjare, si dhe kompensimet për punëtorët e arsimit të viteve ’90.