Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive për vitin 2024, duke vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor të pacientëve.
Në njoftimit të ShSKUK-së thuhet se përgjatë vitit të kaluar kanë realizuar 4,078 koronarografi diagnostike, prej tyre 3,759 në QKUK dhe 319 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, shkruan GazetaBlic.





