Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane, ka nisur një peticion online ku u bën thirrje qytetarëve ta nënshkruajnë për heqjen e taksës së Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në shpjegimin e peticionit, thuhet se duke hequr tarifat për mallrat amerikane, Kosova do të rikonfirmonte përkushtimin e saj ndaj kësaj aleance dhe do të ndërmerrte një hap proaktiv drejt integrimit dhe besimit më të thellë ekonomik, e po ashtu do të dërgonte një mesazh të qartë dhe pozitiv për komunitetin global: se Kosova nderon miqtë e saj dhe njeh vlerën e madhe të partneritetit të saj me Shtetet e Bashkuara.





