Vangjush Saro është autor i një sërë librave me tregime e novela, fabula, romane, skenare filmash, etj.
Një botim më shumë nuk i shuan polemikat për jetën, artin dhe përgjithësisht historinë e Shqipërisë në kohët moderne; por nëse gjen vlerësimin e lexuesve dhe të mendimit estetik, mund të vijë si një apel për të ikur nga balta ideologjike aq e shtuar në medie dhe në jetën civile shqiptare.
Shtëpia Botuese “ADA”, Tiranë,këto ditë ka publikuar librin “Shqipëria në dy kohë” të shkrimtarit dhe publicistit Vangjush Saro, që aktualisht jeton në Vankuver.
Ky botim është një ballafaqim, me fakte dhe ndjesi, i dy epokave, kohëve, ato para dhe pas vitit ’90; është një esse që rreh të tregojë realisht Shqipërinë e monizmit dhe atë të demokracisë…
Libri i për qas dy kohët jo për të gjeneruare dhe më tej antagonizëm e mëri, por për të shënuar ndonjë të vërtetë e për t’i shërbyer mbarësisë së vendit.
Duke kërkuar në fakte, kujtime dhe polemika që heraherës pushtojnë frikshëm shtypin dhe jetën shoqërore, autori qaset të japë ndonjë përgjigje për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit.
Vangjush Saro është autor i një sërë librave me tregime e novela, fabula, romane, skenare filmash, etj. Ndër to mund të përmenden kinokomedia “Shkëlqim i përkohshëm”, novela “Një ditë pa mamin”, libri me fabula “E dashur Dhelpër!”, romani “Misioni”, etj. Një pjesë e krijimtarisë së tij është botuar edhe në gjuhë të huaja./tvprizreni.net/