- Reklama -

Shqipëri – Asnjë rast me variantin Delta

Instituti i Shëndetit Publik, një njoftimi të posaçëm për mediat informon se në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të dyshuar me variantin Delta të koronavirusit.ISHP thotë se numri i testimeve është shumë i lartë por ende nuk ka asnjë sinjal për prezencën e këtij varianti.
Thekson se për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës.“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së COVID19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni“, shkruhet në reagimin e ISHP.Objektivi për të vaksinuar 1 milionë qytetarë në vend është arritur një ditë më parë. Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin social theksoi se s’do të ndalen derisa të vaksinohet edhe qytetari i fundit në vend.Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 821,526 testime në total në vendin tonë, ku kanë rezultuar pozitivë 132,544 qytetarë.

- Reklama -

Deri më tani janë shëruar 130,033 të prekur me COVID dhe kanë ndërruar jetë 2,456. Aktualisht janë 55 raste aktive dhe në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort