Me pandemi ose pa pandemi, bota nuk do të qëndrojë kurrë në vend. Dhe kjo duket më e qartë në Islandë, ku një vullkan është zgjuar nga gjumi pas 6,000 vjetësh. Shkëlqimi nga llava e nxehtë që del nga vullkani Fagradalsfjall mund të shihet nga periferia e kryeqytetit të Islandës, Reykjavík, që ndodhet 32 kilometra larg. Vetë Fagradalsfjall përbëhet nga fjalët Islandeze; “mali i luginës së bukur”.
Miguel Angel Morenatti, një fotograf i pavarur për “The Associated Press” solli udhëtimin e tij në vendin ishull të Atlantikut të Veriut kur dëgjoi për shpërthimin në 19 Mars.
“Si fotograf peisazhi, Islanda është një parajsë,” tha ai.







