- Reklama -

Shpërthimi në Zvicër, Ambasada e Kosovës në Bernë publikon numrat emergjentë

Ambasada e Kosovës në Bernë të Zvicrës është duke monitoruar zhvillimet në Crans-Montana, ku dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur dhe afër 100 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një bar.

Misioni diplomatik është shprehur se “është në gjendje gatishmërie t’iu ndihmoj qytetarëve të saj”, duke publikuar numrat kontaktues emegjentë.

- Reklama -

“Nëse keni nevojë për ndihmë, lajmërohuni në numrin emergjent të ambasadës +41 77 479 11 86. Numri emergjent zviceran për familjet e brengosura: +41 848 112 117”- njofton Ambasada.

Policia zvicrane më 1 janar ka bërë të ditur se në vendin ku ndodhi ngjarja -në një resort luksoz të skijimit në Zvicër po festohej për Vitin e Ri.

Zjarri shpërtheu në orën 01:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në një bar të quajtur “Le Constellation” në resortin në jugperëndim të Zvicrës.

Disa nga viktimat janë nga vende të tjera, tha Stephane Ganzer, shefi i sigurisë për kantonin Valais. Autoritetet njoftuan se janë mobilizuar dhjetë helikopterë dhe 40 autoambulanca.

Policia kishte thënë më herët se shumë persona po trajtoheshin për djegie. Shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë, tha Mathias Reynard, kreu i qeverisë të kantonit. Njësia e kujdesit intensiv në spitalin e Valaisit është e mbushur dhe pacientët po transferohen diku tjetër, shtoi ai.

Zona është mbyllur plotësisht dhe mbi Crans-Montana është vendosur një zonë e ndalim-fluturimit, tha policia përmes një njoftimi.

Autoritetet zvicerane thanë se shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Prokurorja Beatrice Pilloud tha më vonë se shpërthimi po trajtohet si zjarr dhe jo si sulm, duke shtuar se autoritetet po përpiqen t’ua dorëzojnë trupat e viktimave familjeve të tyre.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort