Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për ngjarjen e sotme në Zubin Potok. Ai ka thënë se është urdhëruar nga Albin Kurti.
Shpërthimet në Zubin Potok, Vuçiq: Janë urdhëruar nga Albin Kurti

“Sot përsëri, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, janë dërguar oficerë policie të armatosur në veri. Siç thashë dje, ju thjesht pyesni se në cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri që mund të prishë stabilitetin dhe paqen. Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet e tillë. Për sa i përket kohës nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë. Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të pajtohemi me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se beson se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në qetësimin e situatës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hamza insiston që Projektligji për Specialen të kalojë në dy leximet nesër, s’i thotë jo presidentit me marrëveshje

Caktohet seanca nesër në ora 09:00, në rend dite plotësim/ndryshimi i Ligjit për Specialen

VV kërkon seancë të Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Specialen

