LAJME

Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit

Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2024, 19:24

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani.

Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika