Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, është shoqëruar në polici pas protestës së mbajtur nga anëtarët e kësaj shoqate të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj masave të reja të Qeverisë.
Shoqërohet në polici kryetari i gastronomëve, Petrit Kollokoqi

Shoqërimi në polici i Kllokoqit ka ardhur si pasojë e kundërshtimit të njërit vendim të Qeverisë me të cilin ndalohet veprimtaria e subjekteve afariste dhe biznesore në vend, nga dita e premte, prej orës 20:00 deri ditën e hënë në orën 05:00.
Kllokoqi tha se kjo protestë është një paralajmërim që të hënën do të ketë protestë masive.
Shoqata e Gastronomëve e ka cilësuar të pakuptimtë mbylljen e bizneseve në fundjavë, bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë, në luftën me koronavirusin.Sipas Kllokoqit, vendimi i së premtes është i pakuptimtë përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur./Gazeta Sinjali/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kusari-Lila: Çështje orësh që Kurti t’u dërgojë ftesë partive për takim

Kusari-Lila: Rënia e çmimit të naftës në bursa s’reflekton menjëherë në Kosovë

Ligji uli dallimet në çmimet e barnave në Kosovë, por zbatimi nxori sfida të reja

