LAJME

Shoqata e prodhuesve vendorë: Industria e qumështit po tentohet të rrënohet

Shoqata e prodhuesve vendorë: Industria e qumështit po tentohet të rrënohet
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Gusht 2026, 20:33

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka shprehur shqetësim për mënyrën se si, sipas saj, institucionet po trajtojnë prodhuesit vendorë, duke paralajmëruar se problemet me të cilat po përballet industria e qumështit mund të prekin edhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Në një konferencë për media, të martën, më 11.08.2026, drejtori i kësaj shoqate, Kushtrim Ajvazi, tha se një industri e ndërtuar për më shumë se dy dekada po rrezikohet nga veprimet e institucioneve.

“Ajo çka do të bëjmë sot është të prezantojmë realisht se çka ka ndodhur në realitet dhe do të mundohemi t’ia përmendim qytetarit se si një industri e cila është ndërtuar me mund tash e dy dekada po tentohet të rrënohet në tërësi nga disa persona të cilët thirren se po e ndërtojnë vendin, por në fakt ata po e rrënojnë çdo ditë vendin”- tha Ajvazi.

Sipas tij, nëse vazhdon mënyra aktuale e trajtimit të prodhuesve vendorë, problemet që po shfaqen në industrinë e qumështit mund të përsëriten edhe në industri të tjera.

Ajvazi tha se prodhuesit vendorë janë përpjekur që përmes rritjes së prodhimit dhe konkurrencës të zëvendësojnë një pjesë të importeve.

“Këtu para nesh janë disa produkte të cilat janë produkte që prodhuesit vendorë me mund e me shpirt janë munduar me ndalë importin, përkatësisht me zëvendësuar importin duke konkurruar këtyre produkteve”- tha tutje ai.

Ai theksoi se Shoqata e Prodhuesve nuk është kundër importeve, por kundër asaj që e konsideron si “trajtim të padrejtë të prodhuesve vendorë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika