LAJME

“Pylli” i Teatrit “Bekim Fehmiu” shpërblehet me tri çmime në EtnoFest Kukaj

“Pylli” i Teatrit “Bekim Fehmiu” shpërblehet me tri çmime në EtnoFest Kukaj
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Gusht 2026, 19:02

Shfaqja “Pylli” e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren është vlerësuar me tri çmime në EtnoFest Kukaj, në fillim të rrugëtimit të saj në festivale.

“Pylli” fitoi Çmimin për Shfaqjen më të Mirë, ndërsa Hajat Toçilla u shpërblye si Aktorja më e Mirë dhe Bekim Korça mori Çmimin për Skenografinë më të Mirë.

Vepra e autorit francez Florian Zeller, me regji të Erson Zymberit, trajton tema si marrëdhëniet njerëzore, tradhtia, faji dhe përplasja mes realitetit e imagjinatës.

Rrugëtimi i shfaqjes do të vazhdojë më 13 shtator në Festivalin e Teatrove në Suharekë dhe më 17 shtator në Dyrrah International Theatre Festival në Durrës.

Sipas drejtorit të Teatrit “Bekim Fehmiu”, Burim Mustafa, çmimet janë një vlerësim për punën e ekipit dhe dëshmi e cilësisë së produksioneve të teatrit prizrenas.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika