Shkrimtarja serbe, Biljana Sbljanoviq ka qenë bashkë presidentin Vuçiq në një emision televiziv, ku ajo i tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
“Kosova është shtet i pavarur për 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”, i tha ajo Vuçiqit.
“Atje ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje. Janë të kota e gjithë pasuria dhe rrugët nëse jemi në një luftë rrëshqitëse me shqiptarët”, tha Srbljanoviq.






