RAJONI DHE BOTA

Shkon në mbi 848 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri

Shkon në mbi 848 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2021, 07:51

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Shqipëri janë kryer gjithsej 5.895 vaksinime antiCOVID.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta, ndërkohë që, nga fillimi pandemisë janë kryer 848.430 vaksinime.

Një tjetër lajm i mirë është se Vlora është qarku i parë ku nuk ka më raste aktive me koronavirus, ndërsa aktualisht janë 136 raste aktive në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja me koronavirus

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika