Një profesor, i cili eksperimentoi mbi veten e tij duke u infektuar me Covid-19 tha se shpresat për një imunitet të tufës janë të kota. Dr. Alexander Cherpurnov, 69 vjeç, u infektua me koronavirus gjatë një udhëtimi në Francë në shkurt.Pasi u shërua në shtëpinë e tij në Siberi, pa pasur nevojë për shtrim në spital, ai dhe ekipi i tij mjekësor në Novosibirsk nisën një studim për antitrupat e koronavirusit.
Shkencëtari infektohet qëllimisht dy herë me Covid-19 dhe jep lajmin e keq

Ata zbuluan se antitrupat ulen me shpejtësi
“Në fund të muajit të tretë që isha sëmurë, në trup nuk pikaseshin antitrupa”. Ai vendosi të shqyrtojë mundësinë e riinfektimit. Në interes të shkencës, ai u bë “kavie” dhe qëllimisht u ekspozua përballë pacientëve të sëmurë me Covid-19.
Infeksioni i dytë ishte më serioz se i pari dhe ai u shtrua në spital. “Për pesë ditë, temperatura ishte mbi 39 gradë. Humba shijen dhe aromën. Në ditën e gjashtë, skaneri tregoi se mushkëritë ishin pastruar. Virusi u largua shpejt”.Konkluzioni i tij është se shpresat për imunitetin e tufës janë të kota. Virusi është këtu për të qëndruar, dhe teksa vaksina mund të japë imunitet, ai do jetë i përkohshëm.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Meta gjobitet 375 milionë dollarë, akuzohet për mashtrim ku cënohet siguria e fëmijëve

Bie vlera e arit në tregjet ndërkombëtare

Sllovenia bëhet vendi i parë i BE-së që prezanton ‘kufizimin’ e karburantit

