Shkelet me veturë një fëmijë në fshatin Zhur

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 30, 2021
Shkelet me veturë një fëmijë në fshatin Zhur

Në fshatin Zhur , gjatë ditës së djeshme është shkelur një fëmijë si pasojë e pakujdesisë së ngasësit të veturës, shkruan Televizioni i Prizrenit.

Një person derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur një fëmijë në qendër të fshatit Zhur afër rreth rrotullimit.
Në këtë aksident fëmija, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fsh.Zhur, Prizren, 29.01.2021-13:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar (fëmijë). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika