LAJME

Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2026, 12:44

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit, Dukaj e uroi Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe i dëshiroi sukses gjatë mandatit të saj.

Nga ana e saj, presidentja e falënderoi ministrin malazez për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve, si dhe kontributi i tyre në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Presidentja Shiroka-Pula theksoi se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve.

Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika