LAJME

Përfundon me sukses gara “Triumfi Dardan” i FSK-së, morën pjesë 40 oficerë kadetë nga shtetet anëtare të NATO-s

Përfundon me sukses gara “Triumfi Dardan” i FSK-së, morën pjesë 40 oficerë kadetë nga shtetet anëtare të NATO-s
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2026, 11:09

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar sot se Qendra për Studime Universitare (QSU) ka përfunduar me sukses garën një javore “Triumfi Dardan”.

Sipas FSK-së, këtë vit kjo garë shënoi pjesëmarrjen më të madhe që nga ndërkombëtarëzimi i saj, ku kanë marrë pjesë 40 oficerë kadetë nga shtetet anëtare të NATO-s.

“Një nga veçoritë e garës këtë vit ishte përshkimi i 52 kilometrave në terren tejet të vështirë, me pajisje me peshë prej 35 kilogramësh, për 22 orë pa ndërprerje. Gjatë patrullës, kadetët realizuan pesë misione ushtarake: reagimin në kontakt, reagimin ndaj zjarrit indirekt, reagimin ndaj sulmeve me dronë, mësymjen dhe evakuimin e viktimave” – thuhet në njoftim.

FSK ka thënë se gara “Triumfi Dardan” përfaqëson një nga aktivitetet më të rëndësishme të ndërkombëtarizimit të QSU-së.

Sipas tyre, nën patronatin e Komandatit të FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari dhe nën udhëheqjen e Komandantit të QSU-së, major Mimoza Budezi, procesi ka shënuar rezultate konkrete, si përshembull arritja e tre marrëveshjeve ndërkombëtare me akademi dhe universitetet të ndrysheme në SHBA, sigurimi i dhjetëra bursave për pjesëmarrje në aktivitete ndërkombetare apo përfaqësisimi i QSU-së në aktivitetet të ndryshme ushtarake ndërkombëtare.

“Publikimi dhe prezantimi i punimeve në revista dhe forume ushtarake e shkencore të ndryshme; Organizimi i dhjetëra aktiviteteve ndërkombëtare, përmes të cilave QSU ka mirëpritur 70 kadetë oficer ndërkombëtarë; Konfirmim i pjesëmarrjes në dhjetëra aktivitet ndërkombëtarë për vitin 2027, aktivitet këto që do të mbahen në tre kontinente (SHBA, Europë dhe Azi)” – thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika