LAJME

Shembet dheu në dalje të Prizrenit në drejtim të Prevallës

Shembet dheu në dalje të Prizrenit në drejtim të Prevallës
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2020, 14:01

Para pak minutash, është shembur dheu në dalje të Prizrenit në drejtim të Prevallës, lajmërojnë disa qytetarë të cilët na kanë dërguar edhe këto fotografi.

Si pasojë e shembjes së këtij dheu, pjesa e rrugës në afërsi të Marashit nuk është e qarkullueshme për automjetet, dhe po paraqet vështirësi në komunikacion, thonë këta qytetarë.

Ata apelojnë tek organët përkatëse që të dalin në vendngjarje dhe të pastrojnë rrugën, për të mundësuar qarkullim normal të automjeteve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika