Home RAJONI DHE BOTA Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan është presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan është presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

0
Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan është presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Këshilli i Lartë Federal i Emirateve të Bashkuara Arabe zgjodhi të shtunën sundimtarin e Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si president të ri të Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve (WAM).

Kështu, Sheikh Mohammed (61) u bë presidenti i tretë i Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton Arabia News.

Sundimtari i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum, ndanë urimet e tij për këtë emërim, thuhet në raport.

Ish-presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Khalifa bin Zayed al Nahyan ndërroi jetë të premten, më 13 maj.

Këshilli i Lartë Federal u mblodh sot për të zgjedhur presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në takim morën pjesë krerët e të shtatë emirateve./FrontOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here