Duke folur me gazetarët pas ditës së parë të një samiti të BE-së në Bruksel, ajo tha se masa ndëshkuese do të shkurtonte në mënyrë efektive rreth 90 për qind të importeve të naftës nga Rusia në BE deri në fund të vitit.
“Jam shumë e lumtur që liderët arritën të bien dakord në parim për paketën e gjashtë të sanksioneve”, tha ajo.
“Këshilli tani duhet të jetë në gjendje të finalizojë një ndalim për pothuajse 90% të të gjitha importeve të naftës ruse deri në fund të vitit. Ky është një hap i rëndësishëm përpara. Për 10% të mbetur, për këto ne së shpejti do t’i kthehemi çështjes së këtyre 10% e mbetur e naftës së tubacionit”.