Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar të enjten një vizitë në komunat veriore të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite është takuar me përfaqësues nga partitë politike dhe shoqëria civile nga komuniteti serb në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Orav ka thënë se është i përkushtuar të punojë derisa të sigurohet se angazhimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve të jenë realizuar.





